Korçë, 23 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë ndaluar dy persona, të cilët dyshohet se janë autorë të një plagosje me thikë.
Ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se personat e ndaluar janë konkretisht 21-vjeçari N.Zhupani dhe 18-vjeçari A.Shehu, që të dy lindur dhe banues në Maliq të Korçës.
Sipas të dhënave policore, ndalimi i tyre u bë pasi ata kanë plagosur me thikë 22-vjeçarin B.Agolli, edhe ky lindur dhe banues në Maliq, duke i vjedhur më pas një shumë prej 500 eurosh si edhe një celular.
Bëhet me dijeni se aktualisht Agolli ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë u kryen veprimet dhe hetimet proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes me dhunë në bashkëpunim", parashikuar nga neni 139 dhe 25 të Kodit Penal, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA