Tiranë, 23 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Prefekturës së Qarkut Tiranë, Esli Zala ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka njoftuar se është dorëzuar sot kallëzimi penal në ngarkim të kreut të bashkisë së Tiranës, Edi Rama.Â
"Ashtu siç ju bëmë me dije dhe në konferencën për shtyp të datës 19 dhjetor nga institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, lidhur me lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia Tiranë në mungesë të formularit dhe lejes nga Policia mbrojtjes kundër zjarrit Tiranë, leje këto të dhëna në kundërshtim me ligjin për Urbanistikën, po dorëzojmë sot kallëzimin penal kundër Kryetarit të Bashkisë Tiranë z. Edi Rama, Zyrës së Urbanistikës dhe KRRT së Bashkisë Tiranë në kohën kur janë dhënë këto leje ndërtimi" deklaroi sot zëdhënësja e Prefekturës së Tiranës.
k.k/NOA