English

PS, Gjiknuri: Tatimorët po kryejnë kontrolle të paligjshme mbi bizneset e vendit

Tiranë, 23 dhjetor NOA - "Biznesi shqiptar dhe ekonomia që lidhet me të, po ndjen përherë e më shumë trysninë e paligjshme dhe abuzive të organeve policore, qofshin këto të rendit publik, ndërtimit dhe ato tatimore".

Kështu ka deklaruar sot gjatë një dalje para mediave, deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i cili shtoi se ditët e fundit organet tatimore kanë filluar një sërë kontrollesh dhe ri-kontrollesh të paligjshme mbi bizneset e vendit, duke i përzgjedhur ato në bazë të interesave politike dhe monopoliste të qeverisë Berisha.

"Këto veprime po kryhen duke shkelur haptazi ligjin për procedurat tatimore,  i cili në nenet 80 dhe 85,  në mënyrë shteruese ka përcaktuar se kontrollet tatimore autorizohen vetëm pasi të jetë kryer procedura  e analizës së riskut, ndërsa ri-kontrolli tatimor është rreptësisht i ndaluar, përveç rasteve kur fajtore është vetë administrata tatimore apo ka prova për evazion fiskal.

Berisha po i përdor këto instrumente të administratës fiskale për të larë hesapet politike me bizneset legjitime dhe shumëvjecare, që në fantazinë e shfrenuar të Sali Berishës rezultojnë të jenë "punisto-mafioze"" tha deputeti socialist.

k.k/NOA

Â

KOMENTE