English

Rama letër Topallit: Pr/ligji për Inspektoriatin e Ndërtimit antikushtetues

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama i ka dërguar sot një letër kryeparlamentares Jozefina Topalli, me anë të së cilës i shpreh papajtueshmërinë ligjore dhe kushtetuese të projektligjit të fundit të qeverisë për Inspektoriatin e ndërtimit.

"Theksoj se ky projektligj prezanton dispozita të cilat vijnë n kundërshtim të hapur jo vetëm me parimet kushtetuese të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, po edhe me vendime specifike të Gjykatës Kushtetuese, si dhe me raportet e komisioneve të organeve të Këshillit të Europës, duke sjellë një regres të dukshëm në ecurinë e reformës së decentralizimit dhe cenuar parimin e autonomisë vendore" shkruan në letrën e tij Rama drejtuar kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.

Më tej Rama sqaron se nëse i referohet kartës europiane të autonomisë vendore, duke i dhënë inespektoriatt të ndërtimit atribute vendore tejkalohen standardet kushtetuese dhe krijohen premisa për konflikt të hapur kompetencash dhe pasiguri të qytetarëve në zbatimin e normës juridike.

Rama e cilëson këtë projekt jo vetëm antikushtetues por dhe kërcënim të hapur për ligjërimin e arbitraritetit dhe abuzimit me pushtetin për qëllime mirëfilli jokushtetuese. k.k/NOA

KOMENTE