Uashington, 23 dhjetor, NOA - Në kohën kur mbushet plot një vit nga drejtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej presidentit Barak Obama, drejtues të ndryshëm të sondazheve kanë konstatuar se mbështetja e popullatës dhe zgjedhësve ndaj tij ka rënë në mënyrë të ndjeshme.
Duke e cilësuar madje si rënie në nivelin minimal historik të saj, mbështetja ndaj Obamës sipas një sondazhi të publikuar prej institutit të studimeve shoqërore "Rassmusen" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo ka shënuar një dobësi të dukshme.
Sipas këtij sondazhi, mësohet se vetëm 44 përqind e amerikanëve mbështesin dhe i
aprovojnë politikat e ndjekura nga presidenti Obama.
Ndërkaq, ai pohon se mjaft prej qytetarëve amerikanë kanë mbështetur presidentin e tyre vetëm për reformën në shëndetësi, i cili është prioriteti kryesor i politikës së tij, por ama
46 përqind kanë shprehur pakënaqësi në politikat e përgjithshme të ndjekura nga Obama.
Por pakënaqësinë më të madhe ndaj punës së tij, duket se presidenti amerikan e ka siguruar në masën prej 68 % me strategjinë e re të shtimit të trupave në Afganistan dhe politikës së jashtme në tërësi.
n.e/NOA