Korçë, 23 dhjetor, NOA - Duke drejtuar automjetin e tij të tipit mikrobus, një shofer ka shkaktuar aksident me pasojë vdekjen ndaj një kalimtari që në ato momente kalonte kryqëzimin.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave viktima është 63-vjeçari R.Qose, lindur e banues në fshatin Vloçisht.
Ndërsa ngjarja ka ndodhur konkretisht në vendin e quajtur "kryqëzimi i Libonikut" dhe policia ka mundur tashmë të arrestojë autorin e saj, 59-vjeçarin A.Bendo, lindur dhe banues në qytetin e Korçës.
Ndaj tij u kryen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit" parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, ndërsa është identifikuar edhe automjeti përmes të cilit ai kreu aksidentin, tip ford Mikrobus me targë KO 765Â A.
Materialet e mëtejshme rreth kësaj ngjarje do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të tjera.
n.e/NOA