Tiranë, 23 dhjetor NOA - Një 32-vjeçar është arrestua sot në Tiranë pasi është shpallur në kërkim nga organet amerikane të drejtësisë.
Françesk Pashku, alias Fran Malocaj 32-vjeç, nga fshati Trush i Shkodrës, është arrestuar sot me qëllim ekstradimi pasi është person në kërkim ndërkombëtar nga organet amerikane të drejtësisë.
Pashku akuzohet se në vitet 1997-1998 ka qenë i përfshirë në vjedhjen dhe transportin e automjeteve luksoze nga Neë York drejt Jacksonville, në Florida të SHBA, me qëllim rishitjen e tyre.
Për këtë arsye është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet amerikane.
Gjykata e Floridës në SHBA, ka lëshuar urdhër-arrestin për shtetasin Fran Malocaj, për kryerjen e veprës penale "Trafikim mjetesh motorike".
k.k/NOA