Tiranë, 23 dhjetor NOA - Tre adoleshentë janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë vjedhur magazinën e konviktit të "Gjuhëve të Huaja" në Tiranë.
Efektivat e komisariatit të policisë nr.1 arrestuan ditën e djeshme A.K, 16-vjeç, lindur dhe banues në Shëngjergj, A.Q, 17-vjeç, lindur dhe banues në Fushë - Krujë dhe R.Ç, 16-vjeç, lindur dhe banues në Kavajë. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se dje rreth orës 18.00, në "Rrugën e Elbasanit" në Tiranë në ambientet e konviktit të "Gjuhëve të Huaja", kanë vjedhur disa pajisje kompjuteri, në magazinën e konviktit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një monitor, një njësi qendrore, një skaner dhe një bateri kompjuteri. U kryen veprimet proçeduriale, materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale të "vjedhjes" në bashkëpunim.
k.k/NOA