English

Barak Obama: Samiti i Kopengahenit jo i suksesshëm, është i drejtë zhgënjimi pas tij

Uashington, 24 dhjetor, NOA - Që opinioni ndërkombëtar mbeti i zhgënjyer nga rezultatet që arriti të konkludojë Samiti i Klimës në Kopenhagen mbajtur vetëm para pak ditësh, kjo është një gjë mëse e drejtë dhe e natyrshme.

Një fakt të tillë e ka pohuar vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i cili ka qenë një nga negociatorët për arritjen e një marrëveshje për klimën në këtë Samit.

Sipas tij, njerëzit kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer rreth përfundimit të Samitit të Kopenhagenit për ndryshimet klimatike pasi në të vërtetë shumë pak arritje u shënuan në takim.

Gjithsesi sipas tij, arriti të mënjanohej më e keqja dhe pati një pakt për marrëveshje të reja në të ardhmen mbi klimën mes vendeve të botës.

Në fakt, Samiti i Kopenhagenit nuk u mbyll ashtu siç pritej me një marrëveshje për reduktimin e sasisë së dioksidit të karbonit në ajër nga SHBA dhe Kina, si dy prodhueset më të mëdhenj të tij.

Nga ana tjetër, edhe vendet e pasura u treguan jo të gatshme për të dhënë fonde të mëdha për vendet në zhvillim mbi mbrojtjen e klimës. n.e/NOA

KOMENTE