English

Berisha dhe bashkëshortja e tij, shpërndanë dhurata për fëmijët jetimë

Tiranë, 24 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha i shoqëruar edhe nga zonja e tij, Liri Berisha, në cilësinë e presidentes të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, "Domenik Scaglione", bënë sot në mesditë një vizitë në Shtëpinë e Fëmijës "Zyber Hallulli", në Tiranë.

Duke i uruar fëmijët për një vit të mbarë, plot gëzime dhe shëndet, Berisha shprehu kënaqësinë që ndodhej sot mes tyre dhe i falënderoi ata për pritjen e përzemërt. Gjithashtu, kreu i qeverisë shprehu mirënjohje edhe për stafin e kujdestarëve të këtij institucioni.

"I falënderojmë shumë për punën e shkëlqyer që bëjnë, punë me të cilën ata përfaqësojnë ndjenja njerëzore të prindërve shqiptarë, zëvendësojnë diçka që u mungon këtyre fëmijëve me një dashuri prindërore që ata kanë nevojë dhe dua t'ju siguroj se jemi shumë të vendosur që të ndodhemi pranë jush për çdo lloj problem që ju keni në mënyrë që të përmbushni sa më mirë këtë mision që keni ju mësuesit e kësaj shkolle dhe të gjitha shkollave të ngjashme me "Zyber Hallullin"" u shpreh kryeministri Berisha. Pasi kaluan disa çaste me fëmijët, kryeministri Berisha dhe zonja Liri Berisha, u shpërndanë atyre dhuratat e shumtat që kishte sjellë Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë "Domenik Scaglione", duke i uruar edhe një herë për festat e fundvitit.

k.k/NOA

KOMENTE