Nga Rajmonda LajthiaÂ
Tiranë, 24 dhjetor NOA - Pas Shoqatës së Ndërtuesve edhe Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve ngre shqetësimin se prej vitesh dialogu me qeverinë është ndërprerë dhe se ministri i Financave refuzon të dëgjojë problemet e tyre. Përfaqësues të kësaj shoqate shprehen se këtij dialogu të munguar i shtohen edhe ashpërsimet e ligjeve, që në thelb vështirësojnë edhe më tej aktivitetin ekonomik.
Një nga risitë e ndryshimit të Ligjit të Procedurave Tatimore është 10 fishimi i gjobave për ato biznese që nuk sigurojnë të punësuarit.
"Kemi pesë vite që nuk kemi dialog me qeverinë, takohemi vetëm me zëvendësministra nga të cilët nuk marrim zgjidhje për problemet tona"- shprehet Florian Zekja, një prej përfaqësuesve të kësaj shoqate. Sipas tij problemi ynë kryesorë është sigurimi i të punësuarve, pasi në këtë sektorë të punësuarit punojnë me kohë të pjesshme.
Në këtë situatë në vend që qeveria të marrë ndonjë masë për lehtësimin e punës, ashpërson ligjin, i cili gjobit bizneset nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë për punonjës, në rast se gjendet i pasiguruar. Â Â
Por gjobat janë rritur edhe për mos vendosjen e kasave fiskale.
Nga 100 mijë lekë të reja gjoba ka arritur në 500 mije lekë. Bizneset ankohen se kjo klimë krijohet në një kohë kur kriza ekonomike ka dhënë efektet e saj negative.
Sipas Linda Legisit, një tjetër përfaqësuese biznesi shprehet se qeveria e ka detyrim ligjorë por edhe moral të na marrë mendim për ligjet që miraton.
"Në një kohë kur sektori ynë është prekur ndjeshëm nga kriza ekonomike, ne do të na duhet të përballemi edhe me tarifa të shtrenjtuara të energjisë elektrike, të cilat janë një kosto më shumë për punën tonë"- shprehet ajo. Â Â
Ndryshimet në ligjin e procedurave, hyjnë në fuqi nga janari i vitit 2010, kohë kur sipas parashikimeve të ekspertëve por edhe të Bankës së Shqipërisë ekonomia mund të pësojë ngadalësim të aktivitetit.
r.l/NOA
Â