English

Braçe: Përsëri borxh qeveritar në kurriz të shqiptarëve

Tiranë, 24 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe doli sot në një deklaratë për shtyp ku theksoi se qeveria po futet në borxhe duke konfirmuar edhe një herë se arka e shtetit është bosh.

"Dje, Qeveria dhe Sali Berisha vendosën të ndryshojnë nivelin e deficitit në buxhet, duke konfirmuar edhe një herë se arka e shtetit është bosh, duke marrë përsëri, gjithnjë e më shumë, para borxh, duke shkelur Kushtetutën, duke shkelur ligjin "Për Buxhetin",

duke anashkaluar Kuvendin, si organi i vetëm që ndryshon kufirin e financimit të deficitit dhe borxhit publik, duke blerë borxh, me interes në rritje e tejet të lartë, nga bankat e nivelit të dytë, rritja e depozitave të parave të qytetarëve në to është ngasja e pa fund e Sali Berishës për të marrë tamam aty para për arkën e shtetit bosh" tha Braçe.

Sipas Braçes, dje Qeveria dhe Sali Berisha vendosën të marrin sërish borxh, jo për rrogat e dhjetorit, as për të kompensuar gjysma gjasme shpërblimet, as fare për të paguar pagat e prapambetura për më të varfrit, invalidët, të papunët, por për faturën e borxheve elektorale që u përpinë në skemën kriminale të Sokol Olldashit përbërë nga qindra kantiere vizuale, por pa vepra.

k.k/NOA

Â

KOMENTE