Tiranë, 24 dhjetor NOA - Nis sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve nata e parë e Festivalit të 48- të Këngës në RTSH. Katër mbrëmje të mëdha në datat 24, 25, 26 dhe 27 Dhjetor.
Nata e të rinjve, nata e VIP-ave, nata e dueteve dhe nata e çmimeve të mëdha. Drejtpërdrejt nga Pallati i Kongreseve në shtëpitë tuaja.Â
Një çmim ekskluziv për të rinjtë që çon në natën e VIP-ave.
Prezantues të këtij aktiviteti të rëndësishëm të këngës së lehtë shqiptare do të jenë Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, për herë të parë të dy bashkë në një spektakël muzikor. Organizatorët mendojnë se sivjet konkurrohet me listën më të mirë të 10 viteve të fundit, ku nuk mungojnë kompozitorë si Endri Sina, Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali, etj. Aq sa do të jetë spektakël, po aq do të jetë edhe një seancë pune ku muzikantët edhe do të intrigohen nga njëri-tjetri.
Këngët janë realizuar nga autorët e teksteve si Agim Doçi, Jorgo Papingji, Pirro Çako, Pandi Laço, por edhe të rinj si Florian Zyka, Olsa Maze gjithashtu dhe ndonjë kantautor që ka sjellë krijimin e tij.Â
Regjisor i spektaklit është është Osman Mula, skenari nga Pandi Laço, udhëheqës artistik Selim Ishmaku, redaktor përgjegjës Françesk Radi, drejtor fotografie Franco Ferrari, skenograf Karlo Cane dhe koreograf Julian Bulku.
Por cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian? Një enigmë plot emocione që nis të zbulohet në atmosferën e festave, që nga vigjilja e Krishtlindjeve deri në prag-ndërrimin e viteve.
m.s/NOA
Â