Tiranë, 24 dhjetor NOA - Gjykata e Tiranës ka pezulluar sot nga puna kryeinspektorin e Policisë Bashkiake, Zyhdi Dajti, duke plotësuar kështu kërkesën e prefektit të kryeqytetit të Tiranës, Keltis Kruja i cili kundërshtonte procedurën e emërimit të Dajtit në këtë post nga kreu i Bashkisë së Tiranës.
Kruja e quajti antiligjore emërimin e Zyhdi Dajtit në krye të inspektoratit të Policisë Bashkiake, pasi sipas tij procedurat që ishin ndjekura për zgjedhjen e tij nga ana e Bashkisë së Tiranës ishin në kundërshti me ligjin. megjithëse bashkia e ka hedhur poshtë pretendimin e prefekturës, kjo e fundit e ka argumentuar kërkesën e saj me pretendimin se pas dy vendimeve të marra nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për lirimin nga detyra të Ndrec Dedajt dhe emërimin në detyrë të Zyhdi Dajtit, nga ana e Institucionit të Prefektit janë vënë re shkelje procedurale.
Fill pas konstatimeve të shkeljeve prefekti ka formuluar padinë të cilës e dorëzoi fillimisht në Prokurorinë e Tiranës. k.k/NOA
Â