English

Greqia hedh hapin e parë kundër krizës, miraton buxhet anti-deficit

Athinë, 24 dhjetor, NOA - E ndodhur në një gjendje mjaft të vështirë ekonomike për shkak të borxhit të lartë publik të krijuar ndër vite, Greqia duket se ka hedhur hapin e parë për daljen nga kriza.

Kështu, parlamenti grek ka miratuar me votat e socialistëve buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili parashikon uljen e deficitit buxhetor gjatë 2010-ës me një nivel prej 12,7 % nga sa është aktualisht me 9,1 %.

Kjo duhet të arrihet në radhë të parë me masa për parandalimin e mashtrimeve me tatime, uljen e shpenzimeve për sektorin publik dhe uljen e buxhetit për mbrojtje.

Nga ana e tij, kryeministri socialist Jorgos Papandreu e quajti këtë buxhet si hapin e parë për kthimin e besueshmërisë në vend.

Greqia aktualisht po përballet me borxhet rekorde në vlerë prej rreth 300 miliardë euro dhe Bashkimi Evropian nga ana e tij ka ngritur prej kohësh shqetësimin që mbërrin nga ky vend i cili i përket zonës së euros.

n.e/NOA

KOMENTE