English

Kapet Edmond Bega, ish-presidenti i ekipit të Lushnjës

Tiranë, 24 Dhjetor NOA - Një operacion policor ka përfunduar pak minuta më parë me arrestimin e 38-vjeçarit Edmond Bega, informon korrespondenti i agjencisë NOA. I prangosuri është nën kërkim ndërkombëtar nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Bega, në vite presidenti i klubit të futbollit të Lushnjës, u arrestua në qytetin myzeqar në kuadrin e një operacioni të posaçëm pasi rezultonte në listën ndërkombëtare të personave të kërkuar.

Bega, nuk ka patur asnjë precedent penal deri tani Shqipëri. Por ai akuzohet se ka drejtuar një organizatë me bazë në Torino dhe më tej në Milano, përmes të cilës kryente trafik droge, kryesisht heroinë.

Policia e lidh të arrestuarin e sotëm, edhe me "Bandën e Lushnjës", duke thënë se në vite ka pasur bashkëpunim në kuadrin e trafikut të drogës në Itali, të eksponentëve të bandës famëkeqe të krimeve në Lushnjë.

Vijon...

KOMENTE