English

Masakër mes tre djemsh në Shkodër, policia nis hetimet

Shkodër, 24 Dhjetor NOA - Tre djem janë rrahur keqas mes tyre në Shkodër, duke mos kursyer grushte, shkelma dhe mjete të forta dhe dëmtuar njëri-tjetrin derisa edhe armët e zjarrit nuk u lanë pa u vënë në përdorim, në gjaknxehtësi e sipër.

Ngjarja ndodhi sot në Grudë e Re të Shkodrës, informon korrespondenti i agjencisë NOA dhe në pranga është vënë 19-vjeçari Lush Guri, lindur në fshatin Palaj, Shkodër dhe banues në fshatin Grudë e Re.

Ndërkohë në gjendje të lirë por të ndjekur penalisht, gjenden edhe V. Zojza, 22 vjeç dhe 26-vjeçari K. Zojza, gjithnjë lidhur me incidentin e ndodhur.

Nga hetimet e para, rezulton se sot rreth orës 12.50, në fshatin Grude e Re, ka pasur një konfikt të çastit për motive të dobëta, mes Gurit dhe dy djemve të tjerë, V. Zojza, 22 vjeç dhe 26-vjeçari K. Zojza.

Policia tha se dy vëllezërit e kanë goditur 19-vjeçarin Lush Guri në kokë dhe në trup duke i shkaktuar dëmtime të dukshme në fytyr.

Në precipitim e sipër të situatës, i riu Guri ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë një armë zjarri automatik model 56 me një krehër me 14 fishekë, që e mbante pa leje dhe ka qëlluar në ajër, pranë banesës së vëllezërve V. dhe K. Zojza.

Policia pasi u informua për ngjarjen kreu fillimisht shoqërimin e të treve dhe më tej dha masën e arrestit në flagrancë për të dëmtuarin rëndë në fytyrë, Guri i cili ruhet nga agjentët në gjendje mjekimi spitalor. Ai përballet me veprën penale të "prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

Kurse u lanë nën hetim në gjendje të lirë dy Zojzat të cilët akuzohen për veprën penale të "Dëmtime të tjera me dashje të kryer në bashkëpunim".

r.d/e.r/NOA

KOMENTE