Elbasan, 24 Dhjetor NOA - Urdhri i Policisë së Shtetit për të ndaluar qarkullimin e parave në rrugë, ka bërë që herë pas here të kryhen aksione nga antikrimi ekonomik dhe sektorët e tjerë policorë. Ndaj sot, Seksioni Kundër Pastrimit të Parave pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan, njoftoi arrestimin e 44-vjeçarit Florenc Veizi, lindur e banues në lagjen "Skënderbej" Elbasan.
"Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, në vendin e quajtur ish - Valuta, në qytetin e Elbasanit është kapur në flagrancë duke kryer këmbim valutor pa licencuar duke i këmbyer shtetasit P.M., 150 euro.
e.r/NOA