Pogradec, 24 dhjetor, NOA - Forcat e policisë kanë ndaluar 27-vjeçarin O.Xhukelllari, lindur dhe banues në Vërdovë të Pogradecit, pasi rezultonte si person i shpallur në kërkim. Kjo pasi ndaj tij prokuroria ka nxjerrë një urdhër ndalimi, sepse ai rezulton të jetë autor i një plagosje me thikë.
Burimet policore të policisë së Pogradecit bëjnë me dijeni se ai së bashku me F.Hoxha kanë plagosur me thikë F.Bazellin.
Ndaj tij rëndon vepra penale e "Plagosjes së rëndë me dashje në bashkëpunim", e parashikuar nga neni 88 e 25 i Kodit Penal.
U kryen veprimet hetimore proceduriale, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Pogradecit,
n.e/NOA
Â