English

Rama dhe babagjyshi trokasin në dyert e familjeve në nevojë

Tiranë, 24 dhjetor NOA - Në prag të festave të fundvitit, Bashkia e Tiranës u ka ardhur në ndihmë 100 familjeve në nevojë dhe fëmijëve jetimë.

Kryebashkiaku Edi Rama, shoqërohej nga Babagjyshi që për fëmijët e vegjël ka sjellë pemën e zbukuruar të festave duke dhuruara kështu atmosferë festive për këto familje. "Ne shpresojmë që i dhamë pak gëzim këtyre fëmijëve. Janë 100 familje ku ne do të çojmë 100 pemë me zbukurime bashkë me babagjyshin e Vitit të Ri për tu dhënë fëmijëve të familjeve në nevojë, të familjeve që për fat të keq nuk kanë mundësi të festojnë , këtë kënaqësi të madhe të trokitjes së Babagjyshit të Vitit të Ri tek dera e shtëpisë" tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. k.k/NOA

KOMENTE