Durrës, 24 dhjetor, NOA - Një shofer në gjendje të dehur dhe pa patentë, ka aksidentuar një këmbësor i cili kalonte rrugën në ato momente. Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur nga qyteti i Durrësit në drejtim të mbikalimit të Shkozetit, pikërisht aty ku është gjendur në momente edhe kalimtari.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat pohojnë se kanë arrestuar në flagrancë edhe shoferin e dehur Shpëtim Balla, 32-vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Durrësit.
Arrestimi i tij u bë për veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të mjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi aftësie.
Ndërkaq, këmbësori i dëmtuar mësohet të jetë 41-vjeçari me inicialet M.B., banues në Durrës, i cili tani ndodhet nën trajtim mjekësor në spitalin e Durrësit.
n.e/NOA