English

Studimi: Truku sjell depresion, sterilitet deri edhe kancer

Uashington, 24 dhjetor, NOA - Të dukesh e bukur falë trukut a është gjithmonë e shëndetshme? Një fakt të tillë nuk e thonë më siguri studiuesit sipas të cilëve është faktuar se përdorimi i trukut dhe make-uo nga femrat në mënyrë të tepruar shkakton dëmtime serioze të shëndetit të tyre duke i çuar ato deri në sterilitet dhe shfaqje të formave të ndryshme të kancerit, pa harruar edhe çekuilibrimet e vazhdueshme hormonale.

Një fakt i tillë pohohet nga studimi i kryer prej shkencëtarëve të Grupit Mjedisor UUG në Uashington, të cilët kërkuan të kuptojnë efektet e produkteve të bukurisë që përdorin vajzat e reja.

Nga analizat e kryera ndaj produkteve të përdorura, u zbulua se ato përmbanin substanca kimike të tilla si phthalates, triclosan, parabens dhe musks që janë të njohur si agjentë toksike të lëkurës dhe trupit në përgjithësi.

Duke analizuar sjelljen e këtyre vajzave tregoi se mesatarisht ata përdorin produkte çdo ditë, duke përfshirë kuq buzësh, rimel, bojë për vetulla, manikyrin e thonjve dhe lyerje flokësh, në krahasim me një mesatare prej 13 të përdorura nga gratë e rritura. Hulumtuesit kanë shprehur shqetësime në lidhje me përdorimin në rritje të këtyre produkteve, duke paralajmëruar se nëse nuk përdoren siç duhet, mund të shkaktojnë reaksione serioze alergjike dhe dëmtim të shëndetit.

Në mesin e shumë probleme që mund të shkaktojnë, ka edhe dëme të përhershme syrit të shkaktuara nga ndonjë kontakt me substanca aksidentale në ngjyra e flokëve, helmim të shkaktuar nga thithja e plumbit.

Madje studiuesit janë të mendimit se disa substanca të caktuara të trukeve dhe produkteve për bukurinë kanë qenë të lidhura me probleme hormonale, sistemit riprodhues dhe depresionin.

n.e/NOA

KOMENTE