English

Varfëria, një burrë dhe një grua i japin fund jetës

Elbasan, 24 dhjetor NOA - Ajo që duhet të ishte një festë në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, është kthyer në mort për dy familje.

Një 44-vjeç dhe një 35-vjeçar i kanë dhënë fund jetës sot ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjet.

Vetëflijimi i parë u regjistrua në Elbasan kur 44-vjeçari Ferit Ferra është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët e tij.

Mësohet se ai kishte konsumuar një sasi helmi, fotoksinë, dhe ka gjetur vdekjes pak pasi mbërriti në spital.

Policia e sinjalizuar për ngjarjen nisi hetimet për të zbuluar rrethanat.

Ndërkohë që një 35-vjeçare është gjetur e varur në banesën e saj nga familjarët.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Fushë-Krujë, kur një 35-vjeçare emri i së cilës nuk bëhet i ditur nga policia ka varur veten në banesë.

Ende nuk dihen motivet që kanë detyruar gruan të vrasë veten, ndërsa pritet të merret në pyetje bashkëshorti i saj.

Për të dyja rastet policia dyshon se ka qenë varfëria ajo që ka detyruar dy personat të vrasin veten.

k.k/NOA

Â

KOMENTE