English

Vidhte rroba në QTU, kapet në flagrancë 34-vjeçarja me magnet për zhdukjen e alarmit

Tiranë, 24 dhjetor, NOA - Duke përdorur një mekanizëm magnet për të çaktivizuar mikroçipin e alarmit të rrobave, një 35-vjeçare vidhte rroba pa u vënë re nga askush.

Por ja që duket se nuk i ka ecur në Qendrën Tregtare Univers, në mjediset e së cilës u kap në flagrancë me një sasi rrobash të vjedhura, e paskëtaj u vu nën prangat e policisë.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave e ndaluara është Lindita Hajdaraj, 34 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë.

Mësohet se ajo është kapur dje në orët e mesditës në flagrancë duke vjedhur një sasi rrpbash në një prej dyqaneve të QTU-së, vjedhje të cilën e ndaluara mësohet se e kryente me anë të një mekanizmi magnet, i cili shërbente për çaktivizimin e mikroçipit të alarmit të rrobave. Forcat e policisë kryen veprimet procedurale dhe në cilësinë e provës materiale sekuestruan rrobat e vjedhura si dhe mekanizmin magnet të lartpërmendur.

Materialet e mëtejsjme do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE