English

Vlorë, masakrohet me thikë 15-vjeçarja brenda në banesën e saj

Vlorë, 24 dhjetor NOA - Një 15-vjeçare është masakruar me thikë në ambientet e banesës së saj në Vlorë.

Ngjarja ndodhi sot në Vlorë kur një djalë 21-vjeçar nga Durrësi i cili dyshohet se ishte i dashur i të miturës ka hyrë në banesën e kësaj të fundit dhe e ka qëlluar disa herë me thikë në pjesën e barkut dhe fytit.

Mësohet se vajza ndodhej e vetme në shtëpi ndërsa jetonte me babain pasi prindërit e saj ishin divorcuar.

Fqinjët kanë dëgjuar britmat e 15-vjeçares dhe kanë hyrë menjëherë në banesë dhe kanë ndaluar 21-vjeçari ta qëllonte akoma të miturën.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarjes për të sqaruar rrethanat.

Ajo është vënë në ndjekje të autorit 21-vjeçar ndërsa 15-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

k.k/NOA

KOMENTE