English

Zonja e Parë e SHBA kërcënohet me vrasje, arrestohet 35-vjeçarja që tregoi tentativën

Uashington, 24 dhjetor, NOA - Kristy Lee Roshia, 35 vjeç, është e ngarkuar me një së rë akuzash, me kërcënimin për të vrarë, siç ka pohuar edhe ajo vetë, një anëtar të familjes së presidentit, përkatësisht bëhet fjalë për Zonjën e Parë Amerikane, Michelle Obama.

Kristy Lee Roshia, u arrestua të shtunën në mbrëmje, nga agjentëtë federal, më pak se dy milje larg nga shtëpia familjes Obama, në Kauila - Havai, ku çifti presidencial me gjithë familjen kishte planifikuar të qëndrojë gjatë një vizite të pushimeve të fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, këtë javë.

Roshia me origjinë nga Bostoni - Massachusetts, ishte duke u ndjekur pasi ajo ka telefonuar zyrën e Shërbimit Sekret muajin e kaluar dhe i tha një recepsionisti se "Unë do të vras Michelle Obama" dhe "Unë do të vras edhe marinsat për rreth saj", thuhet sipas një hetimi të Shërbimit Sekret Amerikan.

Gjatë të njëjtës thirrje ajo tha se do të qëllonte me armë "goditje larg" për të vrarë Michelle Obama, pa treguar se për çfarë lloj arme bëhet fjalë.

Një mesazh i i tillë i lënë në zyrën e avokatit mbrojtësit federal në Honolulu, ishte kthyer menjëherë në zyrën e avakotit. Media, amerikane thotë se Roshia ka një histori të "lënë si të hallakatur", ku shquhet ajo për dërgimin e mesazheve me poezi, letra dashurie dhe fotografi të sajat, kan zbuluar agjentët e Shërbimit Sekret, thuhet sipas hetimeve të gjertanishme.

Duke qenë tash nën hetime të "forta", Roshia, thekson media amerikane, pranoi para agjentëve të Shërbimit Sekret Amerikan, se ajo kishte kërcënuar Michelle Obama.

Ajo gjithashtu thotë e dinte fare mirë se ku Obama do të qëndrojnë në Hawaii, dhe kjo ishte arsyeja që ajo kishte udhëtuar nga Bostoni - Massachusetts, në Hawaii, në shtator "për të vrarë një prestarë të familjes presidenciale - përkatësishtë bëhet fjalë për Zonjën e Parë Amerikane,Michelle Obama"

Barak Obama prej se kur ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë, ka marrë "kërcënime për vrasje" të panumërta.

Kristy Lee Roshia, 35 vjeçe nga Neu Bedford, Massachusetts, është marrë në pyetje të shtunën e kaluar në Honolulu. Media amerikane, bën të ditur se Presidenti Obama do të shkonte me pushime në Havai. Mirëpo, në një konferencë shtypi, Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se do të shtyjë pushimet e tij të fundvitit, derisa të kalojë në Senat paketa ligjore lidhur me reformën shëndetësore.

Pasi, sipas tij kjo e fundit është sfida më e madhe dhe një nga premtimet më të rëndësishme të Obamas në planin e brendshëm.

Obama kishte planifikuar të udhëtonte drejt Havajit, vendit ku është rritur, të mërkurën.

Presidenti i parë afro amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama prej se kur ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë, ka marrë "kërcënime për vrasje" të panumërta. Media amerikane, si rrallë ndonjëherë gjatë këtyre 11 muajve ka raportuar raste të frikshme kërcënimi ndaj tij - ku në disa raste ka pasur edhe të arrestuar. Media amerikane, ka pohuar se pothuaj 30 kërcënime për vdekje në ditë regjistrohen ndaj tij nga Shërbimet sekrete Amerikane.

Një libër i shkruar nga Ronald Kesler tregon se puna e agjentëve sekretë për të garantuar sigurinë e shefit të Shtëpisë së Bardhë dhe familjes së tij, është më e jashtëzakonshmja deri tani. Që pas 20 janarit kur Obama u betua para popullit, kërcënimet janë shtuar me 400 për qind duke arritur deri tani në 3000 të tilla. Disa prej tentativave për të vrarë presidentin e parë me ngjyrë amerikan, janë publikuar në internet.

NOA-INA

KOMENTE