English

Arrestohet 20-vjeçari që masakroi me thikë ish të dashurën 15-vjeçare

Tiranë, 25 dhjetor NOA - Policia e Tiranës arrestoi sot 20-vjeçarin i cili dyshohet se masakroi dje me thikë ish të dashurën e tij 15-vjeçare në banesën e saj në Vlorë.

Ardit Alushi nga Durrësi është arrestuar sot në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim. Alushi qëlloi disa herë me thikë ish të dashurën e tij duke e plagosur rëndë.

Gjithçka ndodhi në ambientet e brendshme të banesës së të miturës në Vlorë e cila në atë moment ndodhej vetëm në banesë, ndërsa jetonte me të atin pasi prindërit ishin divorcuar.

Fill pas ngjarjes, 20-vjeçari u largua duke u shpëtuar prangave të policisë, ndërsa kjo e fundit e shpalli në kërkim.

Sipas policisë dyshohet se i riu ka mbërritur dje në Vlorë për të takuar 15-vjeçaren e cila nuk ka lejuar që ai të hynte në banesën e saj.

Ata kanë zhvilluar një debat ku pas fjalëve të ndërsjella 20-vjeçari e ka qëlluar të miturën katër herë me thikë.

Goditjet kanë qenë në grykë, kraharor, shpatull, barkë dhe duar.

Ka qenë vajza e cila u ka treguar oficerëve të policisë kriminale emrin e agresorit të saj.

k.k/NOA

KOMENTE