Amerikë, 25 dhjetor NOA - Aktorja e famshme e serialit "Shtëpiaket e Dëshpëruara" Eva Longoria Parker 34-vjeçe dhe kompania kozmetike L'Oreal kanë nxjerr në treg një parfum të ri me emrin e thjeshtë i cili do të quhet vetëm, "Eva".
Aktorja përveç dëshirës për t'u angazhuar në sipërmarrje të modës, kishte edhe një tjetër motiv për të bërë një parfum i cili ngjan me erën e saj të trupit, dhe të cilin mund ta përdorin gratë dhe femrat që i ngjanë asaj për nga natyra. "Unë gjithmonë vuajë nga alergjitë dhe përbërësit e ndryshëm në parfume, dhe unë me të vërtetë kam kërkuar për të bërë një përbërje kimike që çdo grua mund të mbajë me vete. Parfum im është i lehtë, i freskët dhe unik, dhe ashtu si gratë, shumë sexy" tha Longoria - Parker. Shishja e parfumit "Eva" është formuar si figura e një gruaje, dhe aroma e saj do të jetë në dyqane në prill të vitit
 të ardhshëm, me një kosto prej rreth 50 dollarësh.