Mitrovicë, 25 dhjetor NOA - Një automjet është hedhur sot në erë nga persona ende të panjohur në Mitrovicë të Kosovës.
Dëshmitarë të rastit lajmëruan policinë se në orët e para të ditës së sotme në pjesën veriore të Mitrovicës, persona të panjohur kanë hedhur një lëndë shpërthyes në drejtim të një automjeti. Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Sami Mehmeti, ende nuk dihet nëse makina i përket Ministrisë së Arsimit të Serbisë, ashtu siç kanë njoftuar mediat serbe. Incidenti i sotëm pason atë të një dite më parë, në lagjen Kodra e Minatorëve, në veri të qytetit, kur në oborrin e shtëpisë së një pronari shqiptar është hedhur një mjet shpërthyes. Ndërkohë që në të dyja rastet nuk raportohen të lënduar në njerëz.