English

Krishtlindjet në TKOB, sot në mbrëmje koncerti "Holli Night"

Tiranë, 25 Dhjetor NOA - Si çdo fundvit TKOB feston Krishtlindjet në një atmosferë të ngrohtë muzikore. Sot në mbrëmje, më 25 dhjetor, ora 19.00 në skenën e këtij institucioni do të jepet koncerti "Holli Night", me pjesë të zgjedhura korale dhe solistike, me rastin e Krishtlindjeve.

Dirigjent Kori mjeshtri Dritan Lumshi, Koncert maester, Thanas Paskali.

Marrin pjesë Solistët, Kori i T.K.O.BÂ si dhe Kori i Fëmijëve i shkollës "Servete Maçi".

Data 30 dhjetor shënon edhe aktivitetin e fundit për këtë vit në TKOB, me "Grand Ballo në Opera", e cila ka hyrë tashmë në traditën e adhuruesve të muzikës, si përshëndetja e fundvitit me publikun.

Në program: Pjesë koreografike dhe orkestrore të traditës vjeneze. Vepra solistike dhe korale. Valse dhe vallëzime bashkëkohore për publikun.

TKOB sjell atmosferën e Krishtlindjeve dhe traditën muzikore vjeneze në prag të Vitit të Ri 2010.

m.s/NOA

Â

KOMENTE