English

Krishtlindjet, Rama feston me fëmijët e Spitalit Pediatrik

Tiranë, 25 dhjetor OA - Në ditën e Krishtlindjeve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Â Edi Rama ka vizituar fëmijët e Spitalit Pediatrik në kryeqytet.

"Është një privilegj i madh që sëbashku me vajza dhe djem të Rrjetit Rinor të Bashkisë, ne kemi mundësinë që të vijmë çdo Krishtlindje këtu, në spitalin e fëmijëve, për t'u dhënë edhe atyre që janë sot më në nevojë se të gjithë të tjerët, mundësinë që të kenë gëzimin e një feste dhe ndërkohë për të rritur ndjeshmërinë që e gjithë shoqëria të gjendet pranë këtyre fëmijëve, të cilët kanë nevojë jo vetëm për dhuratë feste por për gjak në mënyrë të vazhdueshme, çdo ditë" - u shpreh Kryetari i Bashkisë.

Të rinjtë e Rrjetit Rinor, përmes animacioneve, dhuratave të ndryshme u gjendën pranë vogëlushëve, duke u sjellë atyre atmosferën e festave të fundvitit, duke treguar ndjeshmërinë dhe mbështetjen ndaj atyre që përveç dhuratave në këto ditë festive, kanë nevojë mbi të gjitha për dashurinë dhe mirësinë e çdokujt.

Po me rastin e Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës ka ofruar një drekë për rreth 250 vetë, në lulishten tek "Partizani i Panjohur", të cilëve kushtet e vështira ekonomike por dhe kriza që ka mbërthyer të gjitha familjet shqiptare, nuk u lejojnë të përjetojnë ashtu siç duhet festën.

"Janë të panumërt njerëzit në nevojë të cilët do të donin të festonin dhe nuk mund të festojnë për një shkak të një pamundësie të jashtëzakonshme ekonomike, por megjithatë është sot më shumë se çdo ditë tjetër të vitit e domosdoshme që këtyre njerëzve t'u jepet mundësia të shohin një dritë shprese dhe në këtë drekë të shtruar nga Bashkia për një numër shumë të vogël ndër ata që në fakt do të donin ta kishin sot një drekë.

Ne duam të tregojmë me zemër të hapur dhe shumë sinqerisht se jemi pranë këtyre njerëzve se bëjmë dhe do të bëjmë çfarë të mundemi për ta dhe unë uroj që këta njerëz të pambrojtur që janë më shumë se të gjithë të tjerët, të ekspozuar ndaj krizës ekonomike që ka prekur të gjitha familjet shqiptare, të kenë sa më shumë fat dhe nga ana tjetër theksoj se do të bëjmë edhe më shumë për ta dhe shpresoj që viti dhe vitet që vijnë do të jenë më bujarë me ta" tha me tej Rama.

k.k/NOA

Â

KOMENTE