English

Luca Toni tashmë është lojtar i Romës

Itali, 25 Dhjetor NOA - Pas një "dëbimi" që ju bë nga ekipi i Bajern Mynihut Luca Toni ishte në merkato me parametër zero.

Ekipi që ka përfituar nga kjo gjë ka qënë Roma e cila me sa duket orët e fundit ka marrë në zotërim kartonin e lojtarit italian i cili rikthehet kështu në vendin e tij.

Për të marrë lojtarin, Romës ju desh të mundte konkurrencen e Amburgut, Atletico Madrid dhe Dinamo Mosca të cilat ashtu si dhe Roma ishin në kërkim të Luca Tonit. Kështu Roma tashmë duhet të paguaj vetëm rrogën sezonale të lojtarit e cila nuk është bërë akoma zyrtare.

Një rikthim ky për italianin i cili bashkë me Tottin do të rikthejë sulmin e përfaqësueses Italiane në Gjermani. Toni ishte në kërkim të një loje ku ai të kishte vazhdimësi për t'u thirrur sërish nga trajneri i kombëtares Lippi pasi ai kërkon të marrë pjesë sërish në botërorin e Afrikë e Jugut 2010.

Tashmë detyra e teknikut të Romës, Ranieri është që ta vendosë Tonin në formacion, në mënyrë të tillë, që të luaj me Tottin dhe përkrah Vuçiniç.

r.b/NOA

KOMENTE