English

Meta uron besimtarët e krishterë: Vitin tjetër akoma më mirë

Tiranë, 25 dhjetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta gjatë një vizite në Metropolinë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, uroi të gjithë besimtarët e krishterë dhe qytetarët shqiptarë me rastin e Krishtlindjeve.

Meta u takua me Fortlumturinë e Tij Anastasin, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, të cilit i shprehu urimet më të ngrohta për të gjithë besimtarët e krishterë.

"Uroj që kjo ditë kaq e rëndësishme të sjellë sa më shumë paqe dhe dritë për të gjithë besimtarët e krishterë dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Jam i bindur se viti tjetër do të jetë akoma më i mirë" tha Meta.

k.k/NOA

Â

KOMENTE