Tiranë, 25 dhjetor NOA - Forumi "Rinia aktive"Â festoi Krishtlindjet me ish të përndjekurit politikë, të cilët ishin në ditën e 59-të të grevës së urisë, duke u rinovuar herë pas here sa herë që ndonjë grevist shoqërohet në gjendje të rënduar pranë spitalit.
Aktualisht kishin ngelur vetëm tre grevistë, kishin shprehur gatishmërinë e tyre edhe 100 ish-të përndjekur politikë nëse se do të ishte e domosdoshme të protestohej më grevë urie.
Dritan Broka, kryetari i forumit "Rinia aktive" Dritan Broka u premtoi grevistëve që çështjen e tyre do ta shihte me prioritet dhe se forumi i tij nëpërmjet disa raport kërkesave do të mundohej të lidhte një urë kontakti me institucionet përkatëse të shtetit shqiptar.
Më tej kreu i forumit përmendi deputetët dhe politikanët të cilët kanë heshtur dhe nuk kanë ardhur të shohin nga afër ish të përndjekurit politikë.
Â