Tiranë, 25 dhjetor NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, me rastin e festës së Krishtlindjeve zhvilloi sot në mesditë një vizitë në Selinë e Kishës Ortodokse Autoqefale, ku u prit nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos.
Pas vizitës në Selinë e Kishës Ortodokse në Tiranë, Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një prononcim për mediat u uroi të gjithëve besimtarëve gëzuar Krishtlindjet, duke u përqendruar në urimin e tij tek ata të cilët këto festa i gjejnë në sakrifica: "Ju uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet!
"Mbi të gjitha dua që ky urim t'ju shkojë të gjitha familjeve shqiptare që në këtë fundviti përballen me një krizë e cila ka nevojë për durim, ka nevojë për mundim, ka nevojë për sakrifica të veçanta, që unë uroj dhe shpresoj që nuk do të vazhdojnë për një kohë të gjatë" tha Rama.
k.k/NOA