English

Rrëzohet nga dritarja e katit të tretë të banesës, vdes 3-vjeçari

Kosovë, 25 dhjetor NOA - Rrëzohet aksidentalisht nga kati i tretë i shtëpisë, vdes vogëlushi 3-vjeçar.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 18: 30 në fshatin Magurë të Lipjanit kur një djalë 3-vjeçar ka rëne aksidentalisht nga dritarja e katit të trete.

Familjarët e tij janë përpjekur ti japin ndihmën e parë duke e transportuar në spital por plagët e marra rezultuan vdekjeprurëse për të miturin.

 "Viktima ka pësuar lëndime të renda trupore dhe është dërguar në Qendrën klinike Universitare e Kosovës, ku ka ndërruar jetë", bëhet e ditur në raportin ditur të policisë.

KOMENTE