Tiranë, 25 dhjetor, NOA - Një grup përfaqësuesish politikë të komunitetit serb në Kosovë, të kryesuar nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, njëherësh, Kryetar i Partisë Liberale Serbë në Kosovë, Sllobodan Petroviç mbylli një vizitë dy ditore në Tiranë. Krerët më të lartë të shtetit shqiptar që e pritën delegacionin e cilësuan historike vizitën e tyre ndërsa çmuan kontributin që Partia Liberale Serbe në Kosovë dhe kryetari i saj Sllobodan Petroviç japin për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, në rajon dhe më gjerë.
 Z.Petroviç, cili ka qenë qëllimi i vizitës suaj në Tiranë?
- Ne ishim atje për vizitë zyrtare me ftesë të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe kjo ka arsye të shumta . Nuk është vetëm qëllimi financiar. Natyrisht që është një vizitë miqësore dhe siç e ka pohuar edhe presidenti Topi, kryetarja e Kuvendit Topalli dhe kryeministri Berisha kjo është një vizitë historike.
Ne e kemi patur nevojë të dërgojmë një mesazh të qartë. Dhe ky mesazh nuk ka të bëjë vetëm me popullin e Shqipërisë, por edhe më gjerë. Dhe ajo që ka bërë kryeministri Berisha dhe zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta është më shumë se një gjest simbolik...
Ju e keni fjalën për 400 mijë eurot që qeveria shqiptare i ka dhuruar për Graçanicën apo jo?
- Ajo çka ishte si një propozim gjatë vizitës në Kosovë të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm me ç'rast kanë shprehur vullnetin për të ndihmuar komunat e reja të formuara dhe veçanërisht atë të Graçanicës është një mesazh i qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe veçmas për komunitetin serb dhe natyrisht i jemi shumë faleminderit për çfarë ka bërë qeveria e Shqipërisë. Dhe nuk është fjala vetëm për këtë ndihmë ekonomike, dhe të jemi të sinqertë që në Shqipëri ende nuk është tejkaluar kriza botërore dhe jemi të vetëdijshëm se ky shtet e ka të njëjtin problem sikur e kanë edhe shtete të tjera. Kjo i jep rëndësi të veçantë ndihmës që na është dhënë.
Ju jeni prej serbëve të paktë në Kosovë që merrni pjesë në institucionet e Kosovës. Pse pjesa më e madhe e serbëve, sipas jush, vazhdojnë t'i bojkotojnë ato?
- Para se të përgjigjem në pyetjen tuaj ndiej nevojën të falënderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndihmën që po na japin dhe shpreh dëshirën që të njëjtin shembull ta japin edhe qytetarët e tjerë në rajon dhe ketë gjest të qeverisë do ta promovojmë edhe në Bruksel edhe në Uashington…Të vijmë tek pyetja juaj.
Ka shumë arsye por ajo që është trimëruese është dëshmia e zgjedhjeve të fundit lokale ku shumica e qytetarëve serbë morën pjesë në këto zgjedhje dhe natyrisht pse ka qënë pjesëmarrja më e madhe ka qenë edhe puna jonë e vazhdueshme, angazhimi ynë gjatë këtyre dy viteve të fundit. Kishte mundësi që të bëhej më shumë por puna jonë e dy viteve ka qenë shumë më e madhe se puna e mëparshme dhe natyrisht për një pjesëmarrje të tillë ka qenë e domosdoshme mbështetja e qeverisë së Kosovës. Ne falenderojmë të gjithë atyre që në mbështetën në këtë projekt. Një nga arsyet pse serbët i kanë bojkotuar më parë institucionet në Kosovë mund të jetë sepse nuk e kanë parë interesin e tyre për t'i mbështetur këto institucione pasi ata që kanë qenë para nesh nuk kanë bërë mjaft siç kemi bërë ne që edhe populli të shohë interesin e tij. Dhe natyrisht si rezultat i angazhimit të partisë time politike dhe të atyre që mbeshtesin këtë parti kemi si dëshmi më të mirë përqindjen e serbëve në këto zgjedhje.
Ju shpresoni që mund të kthehet në një trend pjesëmarrja e serbeve në institucione në Kosovë?
- Kjo është diçka natyrale kur të gjithë qytetarët shkojnë e kryejnë atë çka është në interes të tyre dhe të mbështesin qeverinë. Është përgjegjësi e detyrë e jona që ne si pjesë e këtyre institucioneve të japim kontributin tonë dhe të angazhohemi në maksimum që këtyre qytetarëve t'u japim dhe t'u mundësojmë të mira në interes të tyre. Ndaj angazhimi i Republikës së Shqipërisë na jep kurajo për të bërë më shumë në interes të qytetarëve tanë.
Kryeministri Berisha konfirmoi vizitën në Shqipëri edhe të presidentit serb, Tadiç. Si reflektojnë sipas jush marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit në mesin e serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës?
- Natyrisht që ka shumë rendësi që të rezultojnë marrëdhënie të mira mes Beogradit dhe Tiranës sepse kjo do të reflektojë direkt edhe në Kosovë. Dhe jemi shumë të trimëruar nga takimet me presidentin dhe kryeministrin, po ashtu edhe me zv/kryeministrin Ilir Meta, të cilat na thanë se janë në fazën përmbyllëse të përgatitjeve për vizitën e presidentit dhe kryeministrit Tadiç në Shqipëri.
Ne japim kontributin tonë përsa i përket stabilitetit, që gjithsesi ka rëndësi të madhe për Kosovën sepse qëllimi i partisë sonë është të rrëzojmë barrierat dhe të ndërtojmë ura.
BBC
Â
Â
Â
Â