English

Topalli uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjet

Tiranë, 25 dhjetor NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u përcolli të gjithë shqiptarëve e në mënyrë të veçantë besimtarëve të krishterë, urimet e saj për festën e Krishtlindjes.

Gjatë vizitave në Katedralen e Shën Palit dhe Kishën ortodokse autoqefale në Tiranë, ajo tha se kjo festë është festa e shpresës për kombin tonë, për njerëzimin dhe ne përjetojmë sot këtë festë të bukur me optimizëm.

"Dita e Krishtlindjeve, është një ndër festat më të hareshme është dita në cilën lind shpresa për një botë të re, për një paqe të re dhe kjo na bën që në familjet tona të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga besimet e tyre fetare ta shohin si një festë shumë të ngrohtë që të jep optimizëm dhe besim për të ardhmen" tha Topalli.

"Ne shqiptarët, në mënyrë të veçantë po mbyllim një vit që ka qenë ndër vitet më të mbara për historinë e kombit tonë dhe hyjmë në vitin 2010 në të cilin shqiptarët do të mund të lëvizin, pas më shumë se një shekulli të izoluar, pa viza dhe pa nevojën për të qëndruar në ambasada.

Në këtë kuptim, viti i ardhshëm është vit i lëvizjes i lirë, gjë që përputhet me kohën e globalizmit dhe unë shfrytëzoj rastin për t'ju bërë urimet të gjithë shqiptarëve dhe ju gazetarëve e përfaqësuesve të medias, për më shumë paqe, shëndet e lumturi" përfundoi urimin e saj, kryeparlamentarja Topalli.

k.k/NOA

KOMENTE