Romë, 25 Dhjetor NOA - Janë caktuar përfundimisht datat në të cilat do të luhen ndeshjet e kampionatit Italian të Seria A të cilat u shtynë këtë javë për arsye të kushteve jo të përshtatshme klimaterike të zhvillimit të një ndeshjeje futbolli.
Ndeshja e madhe midis Fiorentinës dhe Milanit do të luhet ditën e mërkurë më 27 janar në orën 20.45. Gjithashtu në të njëjtën ditë është në program të luhet dhe ndeshja ndërmjet Udinezes dhe Cagliarit por me një ndryshim në orar pasi ekipet do të zbresin në fushë në orën 18.00.
Për sa i përket ndeshjeve të tjera dhe më saktësisht ato midis Bologna - Atalanta dhe Genoa - Bari janë vendosur që të luhen ditën e mërkurë më 20 janar të dyja në orën 18.00.
Kështu me caktimin e këtyre datave do të kemi dhe rikuperimin e plotë të javës së 17 të kampionatit Italian të Seria A.
r.b/NOA