Itali, 25 Dhjetor NOA - Ditën e sotme u kap nga karabinierët një shqiptar 24 vjeçar i cili akuzohet se i bëri rezistencë me dhunë forcave të rendit italiane, informon korrespondentja e agjencisë NOA. Ajo çka i bëri të ndërhyjnë policët e Todit, vendi ku ndodhi kjo ngjarje, ishte një lajmërim që u bë nga një vajzë e cila po udhëtonte me makinën e saj.
Shqiptari së bashku me një shokun e tij në një automjet tjetër filluan të pengonin rrugën e vajzës e cila e trembur nga ngacmimet që ata po bënin lajmëroi menjëherë autoritetet. Sapo erdhën ato e ndaluan menjëherë shqiptarin i cili i bëri rezistencë forcave policore madje duke kundërshtuar ne dhunë kundër tyre duke i goditur e sharë.
Shoku i tij arriti të shmangej nga kjo situatë duke ikur dhe humbi çdo gjurmë të tij. Ndërsa emigranti 24 vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë publik u bllokua dhe u arrestua nga forcat e rendit.
r.b/NOA