Detroit, 26 dhjetor, NOA - Një incident me natyrë terroriste ka ndodhur dje në një avion i linjës amerikane, i cili po fluturonte nga Amsterdami në Detroit. Mediat e huaja kanë konfirmuar se një pasagjer i tij u përpoq të hidhte në erë një mjet plasës në bordin e avionit gjatë momentit që ai po ulej drejt pistës së zbritjes.
Bëhet fjalë për incidentin e shkaktuar në fluturimin 253 të Northuest Airlines, e cila administrohet nga Delta, i cili shkaktoi panik jo vetëm tek pasagjerët, por edhe drejtuesit e avionit.Autoritetet amerikane e kanë cilësuar këtë incident si një tentativë për akt terrorist, i cili për fat të mirë nuk arriti të lëndonte asnjë person dhe të mos shkaktonte hedhjen në erë të avionit.
I dyshuari i kësaj ngjarje konfirmohet se ka qenë një djalosh 23-vjeçar nigerian me emër Umar Faruk Abdul Mudallab i cili aktualisht po kurohet në një spital lokal.
Gjithsesi, raportohet se kur avioni mbërriti në aeroportin e Detroitit, disa prej 278 pasagjerëve të tij në bord, kishin marrë plagë të lehta.
n.e/NOA