Berlin, 26 Dhjetor NOA - Ekonomistë të njohur në Gjermani kanë paralajmëruar për një rënie të re në ekonominë gjermane vitin e ardhshëm. Ka të ngjarë që rimëkëmbja e shkurtër të pasohet nga një rënie e re, tha drejtori i Institutit për Makroekonomi dhe Studim të Koniunkturës, Gustav Horn.
Situata në sektorin financiar vazhdon të jetë e paqëndrueshme. Edhe drejtori i sektorit të parashikimeve në Institutin e Kiel-it për Ekonominë Botërore, Joachim Scheide, sheh rrezikun e një rënieje pas fazës së përmirësimit.
Për "Spiegel Online", Scheide tha, se vendimtar do të jetë zhvillimi i sektorit bankar. Nëse bankat do të jenë të detyruara të bëjnë korrigjime të tjera masive të vlerave të aktivit, kjo mund të sjellë një tjetër krizë.   Â