English

Elbasan, sulm me armë një të riu me synimin për ta vrarë

Elbasan, 26 Dhjetor NOA - Sulm i armatosur ndaj një të riu në Elbasan, nga disa persona të cilët pasi nuk arritën dot të përmbushin "misionin", u larguan në drejtim të paditur dhe policia arriti para disa minutash të prangosë vetëm njërin prej tyre.

Korrespondenti i agjencisë NOA njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese", në qytetin Elbasan, kur policia lokale u informua për një tentativë vrasjeje me armë zjarri.

"Nga veprimet e para procedurale të kryera rezultoi se, për motive ende të paqarta, është tentuar të vritet me armë zjarri pistoletë, J.P., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Shënkoll" Elbasan', - i thanë NOA-s burime policore në vendngjarje.

Mësohet se i riu është plagosur nga persona ende të paidentifikuar të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

Policia konfirmoi se mesditën e sotme, arriti të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin kryesor të krimit, i cili është Mirjan Pal Dedja, 27 vjeçar, lindur e banues në lagjen ‘Vriserion Xhuvani" Elbasan.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua dhe pistoleta, si armë e krimit. Policia tha se po vazhdon puna për identifikimin autorëve të kësaj ngjarjeje kriminale si dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

I riu i prangosur është tani nën akuzë për veprat penale ‘Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe të municionit pa lejen e organeve kompetente".

a.k/e.r/NOA

KOMENTE