English

Fluksi i emigrantëve për festat, deri tani 37 mijë e 9175 makina

Tiranë, 26 dhjetor, NOA - Fluksi i hyrjeve të personave nga jashtë vendit në pikat kryesore të kalimit kufitar ka qenë shumë i madh gjatë këtyre ditëve të fundit. Një lajm i tillë konfirmohet nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit sipas të cilit gjatë 24 orëve të fundit, rezulton të kenë hyrë në të gjitha pikat e kalimit kufitar 37.457 persona dhe 9175 automjete.

Pjesa më e madhe e tyre, mësohet se ka kaluar nga pikat kufitare që gjenden në jug të vendit si pika e Kapshticës apo ajo e Kakavijës.

Por nuk kanë qenë më të pakët edhe personat apo automjetet që kanë hyrë nga pika kufitare e Portit të Durrësit apo atij të Vlorës.

Pala shqiptare që i pret emigrantët në tokën e tyre, por edhe ajo e palës së huaj është mbushur në këto ditë prag festash të fundvitit me sportele të shumta, për të mundësuar kalimin pa pengesa dhe në një kohë sa më të shkurtër të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE