English

Imer Selmani: PDR, vizion për një Maqedoni evropiane

Shkup, 26 dhjetor, NOA - Në Maqedoni partia Demokracia e Re, parti opozitare që e quan veten të qendrës së djathtë, sot do të zhvillojë kongresin e saj të parë. Pjesëtarë të kësaj partie u shkëputën nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), gjithashtu në opozitë. Â Drejtuesi i saj, Imer Selmani, pritet që të verifikohet si kryetar i saj. Kandidatura e tij për president, kur mori një numër votash të konsiderueshëm edhe nga elektorati maqedonas, hapi pyetjet nëse në Maqedoni është i mundur votimi ndëretnik. Selmani thotë se partia e tij përpiqet që të sjellë një vlerë të re në skenën politike ku veç të drejtave kolektive të kthejë fokusin edhe tek të drejtat individuale.

Â

Z. Selmani çfarë do të sjellë të re kongresi për partinë tuaj?

- Kongresi është një afirmim i vullnetit të anëtarësisë, është një kongres zgjedhor. Pritet që 600 delegatët e kongresit të riafirmojnë disa ndryshime statutore, por edhe politikat konform programit dhe platformës dhe të aprovojë një deklaratë që ka të bëjë me direktivat për politikat e mandatit të ardhshëm.

Atëherë çfarë do të sjellë të re nga ana programore, partia juaj, që është e re në skenën politike në Maqedoni?

- Nënkuptohet se vizioni ynë për një Maqedoni europiane dhe pjesë e NATO-s dhe BE-së është i pashmangshëm, pa alternativë. Nënkuptohet se bashkëjetesa, shteti multietnik, Marrëveshja e Ohrit janë besimi ynë për të ardhmen e vetme të vendit tonë. Dhe nënkuptohet se shtetin, kështu siç është i vogël me 2 milion qytetarë, ne besojmë se mund ta bëjmë një vend të këndshëm për të jetuar, të ndërtuar shumë më mirë ekonomikisht.

Z. Selmani, po shtohen kritikat nga shoqëria civile, nga qytetarët për mungesën e profesionalizmit tek subjektet politike. Për shembull të gjitha partitë shqiptare angazhohen për të qenë pjesë e BE-së, ndërkohë që në mesin e tyre nuk kanë eksponentë, që janë ekspertë të çështjeve evropiane. A do të sjellë risi Demokracia e Re nga aspekti i kuadrove?

- Ky është një konstatim mjaft i vërtetë. Shpesh herë ne ballafaqohemi me një situatë kur përfaqësuesit tanë, veçanërisht në momentin kur një parti politike bëhet pjesë e qeverisë, nuk arrinë që të materializojë mundësitë kushtetuese dhe ligjore. Pastaj gjithë kjo rezulton jo vetëm me një pasivitet dhe inferioritet por rezulton edhe me mungesë të materializmit të vullnetit të popullit, që është dhënë gjatë zgjedhjeve. Ne në strukturat e partisë kemi djem dhe vajza të diplomuara, që e duan jetën, që e duan karrierën dhe duan të punojnë. Shansi do të jetë maksimal gjatë dhe pas kongresit për këta vajza dhe djem, veçanërisht në pjesët profesionale të partisë.

Në skenën politike në Maqedoni, u vlerësua se ju z. Selmani sollët një freski, kur u kandiduat për president. Arritët që të merrni vota edhe nga shqiptarët edhe maqedonët duke thyer një nga tabutë, se qytetarët me një përkatësi etnike nuk votojnë kadidatët e përkatësive të tjera etike. Por si do ta gjeni balancën dhe sa është kjo sfiduese, sepse në Maqedoni ende nuk janë mbyllur çështjet etnike, dhe sa herë ato hapen elektorati u kthehet partive që mbrojnë vetëm interesat etnike?

- Kjo nuk është punë e lehtë, është e rëndë. Në përputhje me politikat e Demokracisë së Re ne me shumë vëmendje, me hollësi milimetrike jemi duke ndjekur këto procese. Ne jemi të vetëdijshëm se qytetarët tanë janë emocional, çështjet etnike, të drejtat tona kolektive janë çështje emocionale. Por gjithmonë ne theksojmë edhe të drejtat individuale, të cilat shkelen rëndë. Si pamundësia që të krijojmë të mira materiale, burokracia e tepruar, korrupsioni i skajshëm, aparati shtetëror i cili shpesh është shumë diskriminues ndaj të drejtave elementare të njeriut. Këto janë çështje qe kanë një relevancë në të drejtën tonë private, andaj Demokracia e Re si pionere ndoshta, mundohet në mënyrë të barabartë ti promovojë vlerat e të drejtave elementare njerzore.

Partia juaj pas kongresit do të jetë një parti që do të përfshijë frymën që prezentuat si kandidat për president, pra jo domosdoshmërisht do të tentojë të jetë parti ekskluzive shqiptare?

- Baza e Demokracisë së Re janë shqiptarët nënkuptohet, por në partinë tonë ka anëtarë edhe turq, edhe rom, edhe boshnjak, edhe vlleh, egjiptian, ka anëtarë edhe maqedonë.

BBC

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE