English

Incidenti i dytë në Vatikan, një person futet lakuriq në kishë për Krishtlindje

Romë, 26 Dhjetor NOA - Incidentet nuk po i ndahen Selisë së Shenjtë sepse një mashkull ka hyrë lakuriq në sheshin "Shën Pietri" duke tentuar të bëhet shembull përballë shumë turistëve që panë skenën e papranueshme.

Agjencia Ansa njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një nga shatrivanët e sheshit të famshëm, kur një burrë në moshë të re, krejtësisht lakuriq, u shfaq përballë qindra turistëve pranë Bazilikës.

Pas disa minutash, burri lakuriq, u arrestua nga forcat e rendit.

Hetimet e para sjellin dyshimet se nudisti i përket grupeve në mbrojtje të të drejtave të homoseksualëve, por hetimet po vazhdojnë.

Lexoni lajmin e mëparshëm:

Vatikan, 25 dhjetor, NOA - I është hedhur përsipër, duke i shkaktuar rrëzimin përtokë, por për fat të mirë nuk ka arritur që ta lëndonte.

I tillë ka qenë incidenti i shkaktuar prej një gruaje pak para fillimit të meshës së Krishtlindjeve gjatë natës në katedralen e Shën-Pjetrit në Vatikan, e cila përpoq që të hidhej mbi Papën Benedikti XVI.

Bëhet me dijeni se në rrëmujën e shkaktuar prej hedhjes së saj, Papa e humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, por u ngrit menjëherë përsëri dhe thuhet se nuk ka pësuar asnjë lëndim prej këtij gjesti të kryer nga besimtarja.

Më pas, kreu i Kishës Katolike drejtoi meshën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa raportohet se gruaja është arrestuar menjëherë paskëtaj.

Ajo ka dëshmuar më pas në polici se ka dashur vetëm që ta përqafonte Papën dhe se nuk kishte asnjë qëllim të keq ndaj tij, ndërsa thuhet se ishte me të meta mendore.

Vetë Papa nuk ka bërë asnjë koment të drejtpërdrejtë për këtë incident.

n.e/NOA

Â

KOMENTE