Valencia, 26 dhjetor, NOA - Ish-portieri Santiago Canizares i ekipit të Valencias është zgjedhur si portieri më i mirë në historinë e këtij klubi sportiv. Lajmi bëhet i ditur nga mediat sportive spanjolle, sipas të cilave kanë qenë tifozët e Valencias ata që e kanë votuar më shumë ish-portierin e ekipit të tyre të zemrës.
Sondazhi është realizuar nga revista Amunt, sipas të cilës portieri spanjoll është më i preferuari i tifozëve nga Mestalla. Nga ana e tij, ish-portieri Santiago Canizares falënderoi të gjithë ata që e kishin votuar duke pohuar se ndihet mjaft i nderuar për të gjithë lexuesit për votat dhe mbështetjen e tyre për këtë vlerësim që atij iu dha.
"Jam skajshmërisht krenar që jam pjesë e historisë së një klubi siç është Valencia", ka thënë Canizares lidhur me një fakt të tillë.
n.e/NOA