English

PD komenton kundërshtimet e opozitës për ligjin mbi ish-fermat shtetërore

Tiranë, 26 Dhjetor NOA - Partia Demokratike komentoi sot kundërshtitë e opozitës lidhur me ligjin e propozuar nga qeveria për ish-fermat shtetërore në jug. Zëdhënësja e PD Erla Mëhilli tha se nga ky ligj, përfitojnë mbi 10.000 familje të ish-fermave shtetërore nga Veriu deri në Jug të Shqipërisë. Kurse evidentoi se në konferencën e shtypit opozita dënoi dhënien falas të tokës këtyre fermerëve në masën 300 deri në 700 metër katrorë.

"Njeriu që do të shkonte të protestonte në Orikum pse nuk u jepej toka fermerëve, tani denoncon vetëm për qëllime politike ligjin, i cili realizon një premtim elektoral të mazhorancës", - kujtoi Mëhilli.

Në këtë pikë ajo shtroi një pyetje për z. Rama: "Çfarë dallimi kanë këto 10.000 familje fermerësh shqiptarë nga 460.000 familje të tjera të cilat morën falas token në përputhje me ligjin 7501".

e.r/NOA

KOMENTE