English

Vetëflijohet një burrë në Lushnjë, policia gjen armën e vetëvrasjes dhe një letër

Lushnjë, 26 Dhjetor NOA - Një burrë besohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëqëlluar me armë zjarri. Ai u gjet i vdekur pasditen e sotme në mes të rrugës në Lushnjë, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA. Viktima është Avni Spahiu, 50 vjeç nga qyteti i Beratit. I ndjeri kishte mbërritur në qytetin e Lushnjës ditën e sotme dhe deri pak orë më parë është gjendur në një lokal disa dhjetëra metra larg vendit të quajtur Rotonda e Stavrës.

Mendohet se i ndjeri ka qenë nën efektin e pijes alkoolike të pirë me tepri dhe në rrethana të gjendjes së rënduar edhe psikologjikisht, ai ka shkruar disa radhë në një letër dhe më tej ka kryer vetëflijimin.

Policia tha se 50-vjeçari beratas, i ka dhënë fund jetës pikërisht afër Rotondës së Stavrës, kurse zbardhi disa nga fjalët e shkruara në letër, ku veçohet thënia se po i jepte fund jetës, "se nuk dëshironte që t'i linte fëmijët me hasmëri".

a.h.e.r/NOA

KOMENTE