English

Vetëplagoset gjatë shërbimit ushtari shqiptar në Afganistan

Shindad, 26 dhjetor, NOA - Një ushtar shqiptar i trupave komando që shërbejnë në Afganistan është vetëplagosur, por pas mjekimit që ka marrë rezulton të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se ai quhet Besnik Sadikaj, nga Tropoja dhe se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rajonin Shinad të Afganistanit.

Autoritetet nuk e kanë cilësuar si një incident të rëndë dhe kanë raportuar se bëhet fjalë vetëm për një plagosje në dorë të kryer pa dashje nga vetë ushtari gjatë ndërrimit të shërbimit të rojeve.

Bëhet me dijeni gjithashtu se familjarët e tij kanë komunikuar me të gjatë paradites së sotme dhe kanë marrë konfirmimin se ai gëzon shëndet të plotë.

Ky është një ndër rastet e rralla të incidenteve që kanë ndodhur me trupat komando shqiptare që aderojnë në operacionet paqeruajtëse jashtë vendit.

n.e/NOA

KOMENTE